Përmbyset një autobus në Algjeri, vriten njëzet persona

Bota

Përmbyset një autobus në Algjeri, vriten njëzet persona

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:50
Algjeri

Njëzet persona u vranë në përmbysjen e një autobusi pasagjerësh në Algjeri, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve APS.

Aksidenti, i cili ndodhi të enjten në provincën jugore të Tamanrasset, plagosi 11 vetë, tha agjencia në një raport, duke cituar shërbimin e mbrojtjes civile.

Shumica e viktimave janë të kombësive të ndryshme afrikane, raporton APS, pa dhënë detaje të tjera, raportojnë mediat e huaja.

Një shtetas algjerian ishte mes të vdekurve, raportoi portali algjerian i lajmeve Elkhabar. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Tamanrasset, e vendosur jo shumë larg kufijve me Mali dhe Niger, konsiderohet si një pikë tranziti për migrantët afrikanë që duan të shkojnë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat