Teherani në telashe të mëdha: Inteligjenca amerikane zbulon lojën e rrezikshme të Iranit

Bota

Teherani në telashe të mëdha: Inteligjenca amerikane zbulon lojën e rrezikshme të Iranit

Nga: B.S. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Donadl Trump, Hassan Rouhani

Agjencitë amerikane të sigurisë kanë bërë të ditur se posedojnë informacione shumë të besueshme, të cilat tregojnë se Irani është përgjegjës për krijimin e një faqeje në internet, në të cilën kanë publikuar kërcënime me vdekje ndaj zyrtarëve amerikanë të zgjedhjeve.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencipër siguri të brendshme dhe kibernetike pranë Ministrisë së punëve të brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CISA) kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se postimet të cilat pas zgjedhjeve presidenciale u shfaqën në faqen e "Armiqtë e popullit", kishi  për qëllim për të zvogëluar besimi i publikut në procesin zgjedhor në Amerikë, raportoi Reuters.

Në atë faqe, ndër të tjera, zyrtarët amerikanë të ngarkuar me procesin zgjedhor akuzohen për tradhti.

Krijuesit e faqes shënjestruan, ndër të tjera, drejtorin e FBI-së Christopher Krebs dhe ish-drejtorin e CISA-s që u pushua nga puna nga Presidenti Donald Trump pasi konfirmoi publikisht që Joe Biden kishte fituar zgjedhjet presidenciale.

Megjithëse hulumtimet kanë zbuluar se një nga serverët e faqes së armikut ndodhet në Rusi, ekspertët theksojnë se një lidhje e tillë nuk dëshmon se qeveria ruse është në asnjë mënyrë e lidhur me atë faqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat