Treni i parë eksportues i nisur nga Turqia mbërrin në Kinë, flet ministri i Transportit

Bota

Treni i parë eksportues i nisur nga Turqia mbërrin në Kinë, flet ministri i Transportit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu dha lajmin.

Ai njoftoi se treni eksportues që u nis nga Stambolli ka përfunduar pa ndërprerë udhëtimin e tij në qytetin Xi‘an të Kinës.

“Treni ynë eksportues drejt Kinës përfundoi pa ndërprerë udhëtimin e tij nga rajoni Çerkezköy i Stambollit për në qytetin Xi‘an të Kinës.

Treni eksportues në Kinë i cili i përcolli botës fuqinë logjistike të Turqisë në çdo qytet ku ai kaloi, është fitorja jonë në transportin hekurudhor”, tha ministri Karaismailoğlu në një postim nga llogaria e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat