​Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione kundër 14 zyrtarëve kinezë

Bota

​Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione kundër 14 zyrtarëve kinezë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara miratuan sanksione sot kundër 14 zyrtarëve kinezë, ka bërë të ditur Ministria e Financave e këtij vendi.

Të gjithë janë anëtarë të Kongresit Kombëtar të Popullit Kinez, thuhet në faqen e internetit.

Masa erdhi pasi Qeveria e Hong Kongut e mbështetur nga Pekini dëboi katër anëtarë të opozitës nga legjislatura e saj muajin e kaluar për gjoja rrezikimin e sigurisë, raporton Reuters.

Parlamenti kinez miratoi një rezolutë të re e cila u jep autoriteteve ekzekutive të Hong Kongut mundësinë për të shkarkuar deputetët në legjislaturë pa një procedurë gjyqësore nëse vlerësohet se mbështesin pavarësinë e atij qyteti nga ana e Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat