​Vendimi për aprovimin e vaksinës Pfizer vetëm pas datës 10 dhjetor

Bota

​Vendimi për aprovimin e vaksinës Pfizer vetëm pas datës 10 dhjetor

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) planifikon të marrë një vendim mbi miratimin e vaksinës antiCOVID-19 të kompanisë Pfizer brenda disa javësh, sipas zyrtarëve të agjencisë.

Peter Marx, drejtor i Qendrës për Vlerësimin Biologjik dhe Kërkimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, tha se kjo do të jetë çështje javësh.

“Është e mundur që mund të jetë brenda pak ditësh, por qëllimi ynë është të sigurohemi që të jetë i sigurt brenda disa javësh. S’mund t’ju jap datën e saktë kur do të marrim miratimin për përdorim emergjent, por ne do të punojmë për ta bërë atë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

Komiteti këshillues i FDA-së për vaksinat dhe produktet biologjike do të mblidhet më 10 dhjetor për të diskutuar aplikimin për miratim për përdorim emergjent të paraqitur nga kompania Pfizer, transmeton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat