Vritet shefi i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh

Bota

Vritet shefi i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:56
Mohsen Fakhrizadeh

Shefi i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, është vrarë sot në afërsi të Teheranit, raporton Reuters.

Fakhrizadeh ka ndërruar jetë në spital, e këtë e ka konfirmuar ministria iraniane e Mbrojtjes.

Ata sulmin e shkencëtarit e kanë cilësuar si akt terrorist, e sipas informacioneve të para thuhej se ai kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes, megjithatë agjencia Fars ka raportuar se ai ishte gjallë kur është dërguar në spitalin e Teheranit.

Doktorin Mohsen Fakhrizadeh, profesor i fizikës dhe oficer i Gardës Revolucionare të Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka cilësuar  si “drejtor të programit bërthamor të Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat