Flasin të afërmit e vajzës së vrarë: Vinte nga një fejesë e dështuar

Shqipëria

Flasin të afërmit e vajzës së vrarë: Vinte nga një fejesë e dështuar

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 20:12
Jonida Çanaku

Një i afërm i vajzës që u gjet e mbytur në Golem, ka folur dhe ka deklaruar se ata nuk dinë asgjë për lidhjen e të resë me autorin.

Sipas tij, Jonida Çanaku ishte larguar prej dy ditësh nga banesa me arsyen se do shkonte tek tezja. I afërmi ka thënë se vajza ka qenë e fejuar dhe ishte ndarë 3 vjet më parë. Prokuroria sqaron se ka qenë një telefonatë rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, që ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Lushnjes se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri Sokrat Shani. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3-katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, Shani. 

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gëzhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar. Nga këqyrja e banesës ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14 gusht 2016, ka shpjeguar se Jonida Çanaku ka ndërruar jetë dhe ndodhet  te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si dhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër. 

Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e Jonidës duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psikike. Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka pasur lidhje dashurie me Jonida Çanakun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat