Besëtytnitë e çuditshme të lojtarëve të Europianit

Futboll

Besëtytnitë e çuditshme të lojtarëve të Europianit

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 14:21
Cristiano Ronaldo

Edhe pse Stevie Wonder ka kënduar se “besëtytnia nuk është rruga e duhur”, ka shumë futbollistë në Euro 2016 të cilët nuk pajtohen me të.

Ka mjaft futbollistë të cilëve u duket se besëtytnitë e tyre të vogla, do t’u japin atyre një shans më të mirë për të hyrë në gjysmëfinale.

Për shembull, ju kurrë nuk do të shihni trajnerin e Uellsit, Chris Coleman pa xhaketën e tij.

Sepse që në fillim të karrierës së tij në këtë ekip, Uellsi pësoi një humbje të thellë 6-1 në kualifikueset e Kupës së Botës nga Serbia: “Ishte me të vërtetë shumë nxehtë atë natë, kështu që unë hoqa xhaketën”, tha ai. “Prandaj, që atëherë, pavarësisht gjithçkaje, e kam mbajtur veshur xhaketën, sepse nuk dua ta përjetoj përsëri atë natë”, shprehet Coleman.

Gjithashtu, ekipi i Italisë ka një numër besëtytnish. Një prej tyre është se para ndeshjeje, një lojtar i rastësishëm, i ndryshëm për çdo ndeshje, duhet të mbajë një fjalim.

“Këtë herë ishte radha ime”, thotë Emanuele Giaccherini pasi ekipi i tij mposhti 2-0 Spanjën. “Unë u thashë se kjo ishte një lojë që ne duhet ta fitonim me zemër”, deklaron Giaccherini.

“Hajmalia” e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, thuhet se ka një numër shumë të madh besëtytnish që duhet të kryhen para një lojë.

Nëse udhëton me aeroplan, Ronaldo duhet që të zbresë patjetër i pari. Nëse udhëton me autobus, atëherë ai duhet të zbresë i fundit, si dhe duhet të shkelë, herën e parë, me këmbën e djathtë mbi barin e fushës ku luhet ndeshja.

Lojtarët e Anglisë shfaqën një lidhje të çuditshme për një luan lodër me emrin Leo, i cili kishte vendin e tij në stol në ndeshjen e fundit për të 16-at kundër Islandës. Por Leo nuk pati as një ndikim në fitoren e tyre dhe vetëm sa mundi ”të vështronte” fatin e ekipit të tij në mposhtjen me rezultatin 1-2 për Islandën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat