Inxhinierët italianë prezantojnë kulturën e ndërtimit të drurit në Kosovë

Ekonomi

Inxhinierët italianë prezantojnë kulturën e ndërtimit të drurit në Kosovë

Më: 31 maj 2016 Në ora: 10:07
Giorgio Bignotti-Asolegno dhe Roberto Migotto

Përderisa një kohë druri shihej vetëm për djegie, tani druri po përdoret edhe për ndërtim të objekteve, e edhe të kampuseve të ndryshme. Tani edhe në Kosovë, kompania italiane Federlengorredo ka prezantuar projekte të cilat kanë për qëllim të sjellin një kulturë më ndryshe në ndërtimet me drunj.

Roberto Migotto nga kompania Federlengoarredo, është shprehur se gjendjet në Kosovës për të sensibilizuar zgjerimin e botës së drurit që sa vijnë e rritet më shumë. Ai në Kosovë ka mbajtura edhe një prezantim me kompanitë e ndryshme të ndërtimit.

Migotto: Jemi këtu të sjellim një kulturë ndryshe

“Ne nuk jemi këtu për të shitur diçka, por qëllimi kryesor që jemi këtu është që të sjellim një kulturë ndryshe, donim që të përcjellim këtë kulturë tek të ftuarit tanë dhe sidomos tek administrata publike. Sot bota e avancuar po fokusohet shumë dhe po zhvendos vëmendje pikërisht në këto lloj ndërtime, tek druri në ndryshim siç ka qenë të shkuarën, ku përdorej shumë çimentoja, betoni, kjo për faktin se sot mund të ndërtohet me dru sepse edhe çmimet kanë ardhur në nivel pak a shumë të barabartë me materialet e tjera. Kjo tipologji ndërtimi ndërron tejmase ndjeshëm edhe cilësinë e jetës, e qëndrueshme së pari për mjedisin sepse nuk është i ndotur dhe për cilësinë e jetës brenda strukturave, brenda shtëpive sepse nuk ka materiale të dëmshme”, tha Migotto.

Ai tha se duke njohur Kosovën, e di që qytetari i thjeshtë ka tendencë që të ndërtojë shtëpinë e vet dhe nuk e mendon që shtëpinë ta ndërtojë me dru, duke theksuar se si qëllim kryesor kanë edhe që të arrijnë tek administrata publike për të bërë kampuse të mëdha, pishina e kampe sportive.

Migotto: Qëllimi kryesor të arrijmë te administrata publike

“Qëllimi kryesor është që të arrijmë te administrata publike për të bërë kampuse të mëdha, pishinat, kampet sportive e tjera, dhe ne kemi idenë që druri merr zjarrë direkt por në fakt p ër ndërtimin nuk është shumë e vërtetë kjo sepse për ndërtesat kur ka një zjarrë, një moment rreziku, betoni dhe çimentoja vetë zhgletolojnë shumë shpejtë, shkurmoheshim shumë më shpejtë nga zjarri. Kurse, druri merr zjarrë shumë ngadalë, një strukturë me dru do të digjej shumë më ngadalë sesa një strukturë në beton. Duhet konsideruar fakti se druri është një lëndë e qëndrueshme për ambientin, pra, është në të mirën e ambientit dhe është një lëndë e gjallë që rritet nëpër pyje që thithë dioksidin e karbonit dhe Kosova duhet të respektoj edhe direktivat që jepen edhe për sa i përket kushteve të vëna për mbrojtjen e mjedisit”, ka treguar Migotto.

Edhe inxhinieri Giorgio Bignotti-Asolegno, për Kp ka treguar rëndësinë e ndërtimit me dru.

Asolegno: Faktori estetik ka një rëndësi të veçantë

“Faktori es tetik ka një rëndësi të veçantë për sa i përket ndërtimit në dru dhe në fakt në fillim kur është filluar të zgjerohet si sektor ndërtimi në dru, jo rastësisht është filluar me hapësirat publike, aty ku kishte pishina, kampuse sportive të ndryshme sepse impakti diviziv ishte më i qartë. Sot aspekti më i rëndësishëm është aspekti i qëndrueshmërisë, përveç kësaj tashmë edhe kriteret sa i përket ndërtimit janë bërë shuam rigoroz edhe për sa i përket izolimit termik dhe akustik. Me ndërtimet me dru, sa i përket izolimit termik dhe akustik kemi rezultate shumë të mira”, tha Asolegno.

Ai ka thënë, se Kosova sa i përket ndërtimit me dru është mbrapa, por që në të njëjtën kohë ka avantazhin që të marrë pjesën pozitive të vendeve perëndimore.

Asolegno: Kosova ka avantazhin që të marrë pjesën pozite të vendeve perëndimore

“Me siguri Kosova është pak si tepër mbrapa në këtë drejtim, por në të në të njëjtën kohë ka avantazhin që të marrë pjesën më pozitive të vendeve perëndimore, sidomos veriun e Evropës, të marrë të gjitha njohuritë të cilat tashmë janë konsoliduar në këtë drejtim. Edhe sa i përket vendeve të Ballkanit janë pak a shumë në të njëjtin nivel. Italia është një nga vendet lider për sa i përket ndërtimeve me dru, ndërsa, për vendet e Ballkanit më përpara për sa i përket ndërtimit me dru por nuk është që mund të ketë konkurrencë me perëndimin. Edhe Italia nuk ka qenë vendi i parë i cili është investuar për këtë ndërtim, ndërtimin në dru por prapë kemi avancuar shumë dhe tash jemi një nga vendet lidere, kështu që ka shpresa. Në shumë pak kohë mund të transferojmë Nohain e Italisë edhe në Kosovë”, tha ai.

Kompania Federlegnoarredo ka mbajtur konferencë me kompani të ndryshme kosovare, në ambientet e Ambasadës së Italisë, ku dy të intervistuarit kanë thënë se në këtë konferencë kanë munguar studentët, e të cilët ata do donin t’i kishin, pasi që këto do të duhej të i prezantoheshin atyre, pasi ata janë e ardhmja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat