Dubai e pret Ritën me flamur të Kosovës (Foto)

Bota e Yjeve

Dubai e pret Ritën me flamur të Kosovës (Foto)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 14:50

Ajo së fundmi po qëndron në Dubai, për të promovuar koleksionin e ri të kompanisë Adidas, imazh i së cilës është vetë ajo.

Pritja që këngëtares shqiptare me famë botërorë i është bërë atje është madhështore. Të shumtë ishin ata që pritën në radhë për t’u fotografuar me të, madje kishte edhe të tillë që qanin nga gëzimi pasi po e shihnin nga afër.

Interesante ishte edhe fakti që aty u prit nga një fanse me flamurin e Republikës së Kosovës, në të cilin edhe e dha nënshkrimin e saj.

Po ashtu Rita është takuar edhe me studentët e kolegjit të Dubait, të cilët e pritën me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Madje njëri nga ta i kërkoi edhe që ajo të jetë shoqëruesja e tij në mbrëmjen e maturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat