Zbulohen imazhet e nxehta të Sadnës me të dashurin e vërtetë të saj (Foto)

Bota e Yjeve

Zbulohen imazhet e nxehta të Sadnës me të dashurin e vërtetë të saj (Foto)

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 17:24

Sara Khan, e njohur si Sadna tek seriali indian Bidaai, është aktore shumë e famshme në Indi. Në vitin 2007 zgjidhet Miss Madhya Pradesh, falë të cilit fitoi edhe rolin e saj, që e bëri të njohur në këtë serial. Më parë ajo ka aktruar edhe në serialet si Hamari Adhuri Kahaani së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi.

Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin, Bhagyalakshmi. E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë, ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në universitetin e Mumbait. Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht, ky serial ku edhe u bë super e njohur. Pas vetes ka shumë çmime në evente të ndryshme në Azi. Në vitin 2010 ajo martohet me Ali Merchant në shou spektaklin Big Boss House, edicioni i katërt, por pas spektaklit ajo divorcohet, duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra, por edhe nga ai ndahet, ndërsa për momentin është e dashuruar me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon.

”Po jam e lidhur me Rishabh por realisht martesa na shkon shumë vështirë edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron ndoshta së shpejti do martohemi por se di nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”, është shprehur ajo.

Jeni e çmendur ndaj shopingut?

Komplet jam e dhënë pas blerjeve.

Ku bëni më së shumti shoping dhe cfarë bleni?

Kam pikë të dobët qytetet e modës vecanërisht Londrën dhe blej shumë gjëra, më së shumti veshjet ngjyrë pink.

Po në Mumbai ku preferoni të bleni?

Edhe këtu ka shumë vende për të blerë por perëndimi ka gjëra që tek ne ndoshta nuk janë.

Momentalisht me çfarë merresh?

Jam duke shqyrtuar disa oferta të cilat më janë dhënë për xhirime të serialeve e të shoh çfarë do zgjedh.

Je në lidhje dashurie me një biznesmen, është e vërtetë?

Po jam e lidhur me Rishabh, por realisht martesa na shkon shumë vështirë edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron. Ndoshta së shpejti do martohemi por se di nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat