Modelja Melanie Martins, e dashura e re e Cristiano Ronaldos (Foto)

Bota e Yjeve

Modelja Melanie Martins, e dashura e re e Cristiano Ronaldos (Foto)

Më: 20 dhjetor 2015 Në ora: 17:35

Cristiano Ronaldo duket se ka gjetur një të dashur të re. Ylli i Realit të Madridit thuhet se po del me modelen portugezo-franceze Melanie Martins, e cila mund të jetë shtysa që ka nxitur Ronaldon të vizitojë herë pas here Morocco.

Muajin e kaluar është folur dhe pretenduar se ai shkonte në Morocco për të vizituar shokun e tij Badr Hari, por revista “Nova Gente” thekson se udhëtimet e tij të vazhdueshme atje ishin për të takuar modelen. Martins është ish-finaliste e Miss Univers dhe partnerja më e re e futbollistit.

Modelja përdor shpesh rrjetet sociale për të postuar foto të saj në vendet më të bukura të botës. Cristiano Ronaldo u nda nga e dashura e tij Irina Shayk gati një vit më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat