Pas 43 vitesh irakianët kanë sërish miss-in e tyre

Bota e Yjeve

Pas 43 vitesh irakianët kanë sërish miss-in e tyre

Më: 20 dhjetor 2015 Në ora: 13:22

Një irakiane 20-vjeçare u zgjodh dje në mbrëmje Miss Iraku, në premierën e parë pas 43 viteve, atë të vitit 1972, ndërkohë që vendi po përpiqet të futet në normalitet pavarërisht luftës kundër ISIS-it.

Shaymaa Qassim Abdelrahman, vajza me sy jeshilë dhe me origjinë nga qyteti multietnik i Kirkukut, u zgjodh gjatë një ceremonie të zhvilluar në një hotel luksoz të Bagdadit.

Tetë kandidatet nuk parakaluar përballë të pranishmëve, ashtu siç ndodh në konkurset ndërkombëtare, ndërkohë që pjesëmarrësve nuk iu servirën pije alkoolike.

“Jam shumë e gëzuar që Iraku po ecën drejt së ardhmes”, deklaroi Shaymaa.

“Kjo ceremoni i bëri sërish irakianët të buzëqeshin”, theksoi ajo duke u përpjekur të mënjanonte admiruesit, të cilët kërkonin të bënin ”selfie”-t e rastit me të. /AFP/


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat