Zyrtare, ja kush është i dashuri i ri i Rita Orës (Foto)

Bota e Yjeve

Zyrtare, ja kush është i dashuri i ri i Rita Orës (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:13

Qarkullonin prej kohësh fjalët se Rita Ora është lidhur me reperin Krept Johnson, por duket se këngëtarja me origjinë shqiptare më në fund ka vendosur t’i konfirmojë këto thashetheme.

25-vjeçarja as nuk e mori fare mundimin të hiqte dorën nga krahu i Krept në momentin e daljes nga një restorant në Londër, ku besohet së të dy kishin shijuar një darkë romantike.

Duke cituar një burim pranë bjondes, “The Sun” shkroi: “Rita po shijon jetën e saj si beqare, por e sigurt që ka një tërheqje mes saj dhe Krept. Ata kanë kohë që e njohin njëri-tjetrin dhe shkojnë shumë mirë bashkë”.

Rita dhe Krept kanë disa kohë që njihen me njëri-tjetrin, madje kanë bashkëpunuar për këngën “Poison” në muajin maj, por duket se miqësia i ka kaluar kufijtë, pasi bukuroshja 25-vjeçare tashmë duket se po shijon disa takime dashurie me reperin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat