Si vishen gratë më të pushtetshme në botë? (Foto)

Bota e Yjeve

Si vishen gratë më të pushtetshme në botë? (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:54

Revista amerikane Forbes ka përzgjedhur disa nga femrat më të famshme për të na treguar se si vishen ato.

Angela Merkel: Stili i saj nuk është më moderni që mund të keni parë dhe xhaketat e saj me ngjyra të ndryshme janë konsideruar shumë herë si jashtë mode. Megjithatë si një ndër femrat më të fuqishme në të gjithë botën mund të themi se ajo e zgjedh vet veshjen e saj.

Hilary Clinton: Ajo është gjithmonë klasike, e thjeshtë , shmang ngjyrat e ndezura dhe qëndron më shumë te pantallonat dhe xhaketat.

Michelle Obama: Mbetet një ikonë e modës. Gardëroba e saj përfshin fustane kryesisht pa mëngë, të gjata, funde dhe ngjyra.

Beyonce: Stili i saj është super trendi dhe seksi. Fustanet e shkurtra dhe takat e larta janë ato që nuk mungojnë asnjëherë në veshjen e këngëtares.

Angelina Jolie: Stili i aktores ka ndryshuar ndër vite nga një stil rock-u deri te ai më femëror dhe i sofistikuar.

Taylor Swift: Ajo ndjek gjithmonë tendencat dhe koleksionet më të fundit duke qëndruar gjithmonë pranë luksit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat