Kristiano Ronaldo harron Irinën, flirt me një modele (Foto)

Bota e Yjeve

Kristiano Ronaldo harron Irinën, flirt me një modele (Foto)

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 17:47

Pas lamtumirës nga Irina Shayk, i janë atribuuar shumë flirte, por në ditët e fundit gazetat spanjolle këmbëngulin mbi të dashurën e fundit të mundshme të Kristiano Ronaldos. Ajo është një modele 23-vjeçare, Klaudia Sanchez, e cila ka prekur zemrën e fituesit të “Topit të Artë”, me foto në rrjetet sociale, të cilat po bëjnë xhiron në ueb.

Dikush thotë se Irina, tashmë e lidhur me aktorin Bradley Cooper, ka rrezikuar të bjerë nga karrigia kur ka mësuar moshën e të dashurës së re të Ronaldos. Fakti qëndron, se për “gossip”-in spanjoll, Klaudia dhe Kristiano, janë çifti i ri “glamour”.

Ylli i kombëtares portugeze, një nga futbollistët më të mirë dhe të pasur të momentit (ka kaluar kuotën e 500 golave mes Real Madridit dhe kombëtares), e ka njohur modelen gjatë xhirimeve të një reklame.

Ajo ka postuar me krenari foton me futbollistin e famshëm, ndërsa ai “i ka kthyer përgjigje”, duke shfaqur një foto në grup.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat