Kate Middleton nuk është e vetmja: Vajzat e “thjeshta ", që fituan princat(Foto)

Bota e Yjeve

Kate Middleton nuk është e vetmja: Vajzat e “thjeshta ", që fituan princat(Foto)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 00:57

Martesat mbretërore dikur janë bërë për të konfirmuar marrëdhëniet diplomatike, forcuar kufirin ose përmirësimin e marrëdhënieve me një vend tjetër , por sot ajo nuk është më e nevojshme. Motivi kryesor i martesës është dashuria mes dy njerëzve dhe pasardhësve të familjes mbretërore janë po aq interesante si më parë.

Gjithnjë më shpesh dëgjohet se si vajzat e zakonshme kanë marrë anëtarë të familjeve mbretërore , ndërsa revolucionin e vërtetë modern në marrëdhëniet mbretërore e ka bërë Kate Middleton, e cila është martuar me Prince William e që u bë dukeshë e Kembrixhit. Burri i saj është i dyti në linjë trashëgimtar i Kurorës Britanike.

Edhe pse Kate është një nga më të popullarizuarat, sigurisht nuk është e vetmja Edhe një gjysmë shekulli më parë një precedent në oborrin mbretëror suedez ka bërë ish modelja Liljan Davis, e cila u martua me princin Bertil në vitin 1943. Ajo vdiq para një viti e gjysmë në 97 vitet e saj.

Princesha e Holivudit Grace Kelly u bë princeshë e vërtetë kur ajo u martua me princin Rainer III të Monakos. Ai i propozoi asaj pas vetëm tre ditësh, dhe pas martesës bënë tre fëmijë; princesha Caroline, princesha Stephanie dhe princi Albert, i cili po ashtu është martuar me një vajzë të zakonshme, atleten e dikurshme Charlene Vidstok me të cilën sot ka binjakë.

Dhe ëndrra e saj e realizoi edhe prezantuesja e njohur e televizionit spanjoll, e cila u martua me princin Filipin e Spanjës. Letizia nga Asturias Ortiz në vitin 2004 hyri në familjen mbretërore në mënyrë që me të princi u bë i pari në linjë për fronin.

Rania Al - Jasin ishte vajza e një mjeku e cila ka punuar në bankë për Apple para se ta takojë Mbreti Abdullah II të Jordanisë. Sot e njohur si Mbretëresha Rania mbretin e ka njohur në një aheng dhe pas vetëm dy muajsh janë martuar. Ajo sot është e përkushtuar për punën humanitare dhe për të drejtat e grave, ndërsa me mbretin ka dy vajza dhe dy djem.

E fundit në listë që ka fituar princin dhe është bërë princeshë është ish- modelja Sofia Helkvist që pak javë më parë u martua me princin Carl Philip të Suedisë . Sofia është e njohur si ish- modeli i lirë, dhe ka marrë pjesë në realit shiu “Paradise Hotel ".

Para se të takohej me princin ajo bënte një jetë mjaft të tërbuar. Ka pozuar gjysmë lakuriq për revistën suedeze “ Slitz”, ndërsa në kohën sa studionte në Nju Jork ka qenë në qendër të vëmendjes së medias pas një puthje pasionante me aktoren porno amerikan Jenna Jameson. Me princin suedez u takua në klub .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat