Bashkëshortja e parë e këngëtarit John Lennon, Cynthia Lennon ka vdekur në moshën 75 vjeçare.
Ajo ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Spanjë pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Cynthia dhe Lennon u martuan në vitin 1962 pasi u njohën në universitet.
Çifti u nda në vitin 1968 pasi John Lennon njohu gruan e tij të ardhshme Yoko Ono.
Pas divorcit, i cili erdhi si pasojë e përdorimit të drogës dhe lidhjes së John me Yoko Ono, Cynthia vazhdoi jetën e saj edhe pse iu desh një kohë relativisht e gjatë për ta marrë veten nga divorci.
Ajo dhe këngëtari i famshëm kanë një djalë së bashku Julian Lennon, i cili tani është 51 vjeç.