E pabesueshme, "mbulohet" Rita Ora (Foto)

Bota e Yjeve

E pabesueshme, "mbulohet" Rita Ora (Foto)

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 13:21

Rita Ora të mërkurën mbrëma mori pjesë në festën e ditëlindjes së fotografit legjendar Mario Testino dhe befasoi të gjithë duke u shfaqur "e mbuluar".
Këngëtarja shqiptare, ndryshe nga herët tjera kur nxjerr në pah pjesën më të madhe të lëkurës së saj, kësaj here ishte mbuluar aq shumë sa mezi njihej.

Bukuroshja, e cila ditë më parë në koncert në Moskë u shfaq shumë e zhveshur dhe ku u krenua se është “nga Kosova”, kishte veshur shumë rroba njërën mbi tjetrën.

Sipër të gjitha tjerave ajo kishte veshur edhe një pallto të gjatë të zezë, një shall rreth qafës po të zi dhe po ashtu kishte mbuluar kokën me një kapelë të kuqe, duke dalë kështu krejtësisht nga stili me të cilin jemi mësuar ta shohim.

Megjithatë në një moment gjatë arritjes asaj pak i rrëshqiti shalli, duke ia nxjerrë në pah po thuajse të gjithë gjirin e majtë.

Në mbrëmjen e organizuar në “Chiltern firehouse” kishte edhe shumë emra të tjerë të famshëm si aktorja Keira Knightly dhe modelet Kate Moss e Naomi Campbell.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat