Jolie i dhuron orë 3 milionë dollarëshe Bradit

Bota e Yjeve

Jolie i dhuron orë 3 milionë dollarëshe Bradit

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:30

Angelina Jolie i ka dhuruar bashkëshortit të saj Brad Pitt një orë të rrallë që mendohet se kap vlerën e plot 3 milionë dollarëve.

Aktorja hollivudiane vendosi që si dhuratë martese t’i blinte partnerit të saj prej shumë vitesh një 1952 Patek Philippe të çmuar.

Sigurisht, një shpenzim 3 milionë dollarësh është një pikë në oqean për çiftin e aktorëve pasi mendohet se pasuria e Brad Pitt shkon në 240 milionë dollarë, ndërsa pasuria e Angelina Jolie arrin 145 milionë dollarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat