Selena-Bieber, rikthim së bashku?

Bota e Yjeve

Selena-Bieber, rikthim së bashku?

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 12:31

Lidhja e tyre është një herë aktive, një herë “me pushime”, por duket se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer sërish së bashku, të paktën për momentin.

hja e Popit është kapur duke u puthur dhe përkëdhelur në “Lucky Strike” të Hollivudit, natën e së dielës.

Sipas “E! News”, çifti nuk mbajti asgjë sekrete, teksa po festonin ditëlindjen e Ryan Butler, shokut të fëmijërisë së Justinit.

Justin kishte prenotuar një seksion special në barin ku mund të luhej edhe “bowling”, për të festuar pikërisht 20-vjetorin e shokut të tij.

Ylli 20-vjeçar dhe Selena e shfrytëzuan këtë “party” si një mënyrë për t’u rikthyer sërish bashkë, qoftë edhe si një moment i vetëm rikujtimi i lidhjes së tyre së shkuar.

Një burim tha për “E!” se çifti nuk u shfaq aspak i ndrojtur. “Justin e puthte dhe flirtonte me Selena Gomez, të cilën njëherë e konsideron të dashur e njëherë jo”.

Edhe pse çifti nuk hodhi asgjë nëpër rrjetet sociale, duke dashur ta fshehin rikthimin së bashku të tyre, e dashura e personit që kishte ditëlindjen, Ashley Guin, publikoi disa foto në Twitterin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat