Vipat që u lagën me ujë të akullt për fushatën e të sëmurëve

Bota e Yjeve

Vipat që u lagën me ujë të akullt për fushatën e të sëmurëve

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 20:17

Dita e djelë ka qenë dita kur të famshmit kanë marrë pjesë në sfidën e kovave me akull e cila shërben për ndërgjegjësimin për të dhuruar fonde për të sëmurët me ALS Lou Gehrig. E para që ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj organizate ka qenë Jennifer Lopez të cilës i kanë hedhur një kovë me ujë të akullt nga koka deri te këmbët. Këngëtarja kishte veshur një kostum të zi sportiv dhe syze aviator. Më pas Jennifer ka zgjedhur Iggy Azalean dhe Pit Bull për t’u lagur. Iggy Azalea kishte veshur një palë bikini në ngjyrë neon. Iggy ka zgjedhur më pas dy miqtë e saj Rita Ora dhe Tip Charlie CXC. Në ditët e mëparshme në fushatën e ndërgjegjësimit është përshirë Selena Gomez e zgjedhur nga mikja e saj Taylor Swift. Selena më pas ka nominuar miket e saj Cara Delevingne, Suki Waterhouse dhe James Franco. Ndërsa vajza e vogël e familjes Kardashian, Kylie Jenner është lagur nga mamaja e saj Kris Jenner ndërsa ka qenë duke marrë rreze pranë pishinës së shtëpisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat