Beyonce i këndon tradhtisë, e frymëzuar nga jeta personale?

Bota e Yjeve

Beyonce i këndon tradhtisë, e frymëzuar nga jeta personale?

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 09:19

Këngëtarja Beyonce në vazhdim të turneut të saj muzikor “On the Run” e ka vizituar edhe Chicagon, ku është shfaqur në skenë në formë shumë të mirë, ndërsa ka kënduar hitet e saj ndër vite, disa prej të cilave janë në duet me bashkëshortin Jay Z.

Por mediave duket se nuk u kanë shpëtuar disa detaje, të cilat të bëjnë të dyshosh për marrëdhënien mes çiftit. Gjatë këndimit është vënë re që Beyonce ndryshonte tekstin dhe i këndonte tradhtisë. Nuk dihet nëse këto improvizime ishin spontane ose të menduara mirë më parë nga ana e saj.

Më tej është vërejtur se Beyonce dhe Jay Z mezi flisnin me njëri-tjetrin në skenë, dhe kontakti i tyre fizik në koreografi ishte thuajse i ngrirë, transmeton Top Channel.
Spekulimet thonë se ata do të ndahen pas përfundimit të turneut, ku pas çdo koncerti shifrat e fitimit për artistët vlerësohet të arrijnë pesë milionë dollarë, duke e kthyer kështu në çiftin më të pasur të këngëtarëve.

E megjithatë pak rëndësi ka nëse këto thashetheme janë të vërteta ose jo, njerëzit prapë vazhdojnë t’i shijojnë performancat e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat