Johansson: Mos më thërrisni ScarJo!

Bota e Yjeve

Johansson: Mos më thërrisni ScarJo!

Më: 9 prill 2014 Në ora: 01:09

Scarlett Johansson nuk e pëlqen aspak nofkën e saj. Aktorja ka shumë kohë që thërritet ScarJo, por 29-vjeçarja mendon se një emërtim i tillë është fyes.

Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, aktorja e famshme tha: “Një nofkë e tillë i shkon më shumë këngëtareve dhe mua nuk më pëlqen fare si tingëllon. Më duket fyes.”

Gjithashtu, Scarlett-it nuk i pëlqen fakti që tërheq shumë vëmendjen për shkak të pamjes së jashtme: “Aktoreve i bëhen pyetje idiote të tipit “si ia bën të qëndrosh kaq seksi” apo “kush është cilësia jote më seksi”. Këto janë pyetje qesharake që nuk i bëhen kurrë një mashkulli.”

Në kopertinën e revistës, Scarlett Johansson shihet me flokë të kuqe, ndryshim që e ka bërë për rolin në filmin ‘Captain America: The Winter Solider’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat