Ata janë një nga çiftet më të bukur të Hollivudit dhe nuk ndahen më nga njëri- tjetri. Mila Kunis dhe Ashton Kutcher po fotografohen gjithnjë e më shumë në prani të njëri- tjetrit, duke bërë thuajse gjithçka bashkë.
Ata janë fotografuar nga paparacët duke shkuar në një qendër për trajtimin e këmbëve së bashku.
Ai duket në formë të shkëlqyer, kurse Mila Kunis nuk dukej dhe aq mirë, sidomos në fytyrë.
Para pak ditësh Mila Kunis u shpall si femra më seksi në botë nga revista Esquire.
Kutcher nisi të dalë me të pasi u nda nga aktorja 49 vjeçare, Demi Moore. Kjo e fundit e vuajti shumë këtë ndarje.