Rihanna & Chris Brown miq?! - Bota Sot
Rihanna & Chris Brown miq?!

Bota e Yjeve

E enjte, 25 gusht 2016

Rihanna & Chris Brown miq?!

Më: 8 shtator 2012 Në ora: 03:42

Që Rihanna dhe Chris Brown nuk janë vetëm miq, këtë e vërtetoi më së miri puthja e dy ish-partnerëve gjatë ndarjes së cmimeve MTV VideoMusic Awards, ku këngëtarja nga Barbadosi fitoi cmimin e videoklipit me të mirë me këngën “We Found Love”.

E ngjitur në skenë me look-un e saj të ri, me flokët e prera shkurt, një fustan të bardhë të gjatë dhe taka të larta, këngëtarja u prit ngrohtë nga publiku. Pas mbajtjes së fjalës së rastit, 24-vjeçarja u rikthye drejt vendit ku ishte ulur…e si për rastësi, rruga kalonte pranë vendit ku ishte ulur Chris Brown.

Ky i fundit u ngrit të uronte ish-partneren e tij dhe gjatë kësaj u shkëmbye edhe një përqafim e një puthje (ndoshta pa dashje) që s’ngjasonte aspak me një puthje mes dy miqeve, por me një puthje mes dy të dashuruarve.

Në fakt vetë këngëtarja nuk e ka mohuar dashurinë për Chris Brown. Në një intervistë për Oprah Winfrey, 24-vjeçarja ajo e cilësoi atë si “dashuria e jetës së saj”.

Ja të gjitha çmimet e ndara nga televizioni muzikor MTV për videot muzikore të vitit 2011:

Video e vitit: Rihanna, "We Found Love"

Artisti i ri më i mirë: One Direction

Video më e mirë (femra): Nicki Minaj, "Starships"

Video më e mirë (meshkuj): Chris Brown, "Turn Up The Music"

Video me mesazhin më të mirë: Demi Lovato, "Skyscraper"

Video më e mirë Hip-Hop: Drake dhe Lil Wayne, "HYFR"

Video më e mirë Rock: Coldplay, "Paradise"

Video më e mirë Pop: One Direction, "What Makes You Beautiful"

Video më e mirë Electronic-Dance: Calvin Harris, "Feel So Close"

Video “Most-Share”: One Direction, "What Makes You Beautiful"

Koreografia më e mirë: Chris Brown, "Turn Up the Music"

Montazhi më i mirë: Beyonce, "Countdown"

Efektet më të mira vizuale: Skrillex, "First of the Year (Equinox)"

Regjia më e mire artistike: Katy Perry, "Wide Awake"

Regjia më e mirë: M.I.A., "Bad Girls"

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test