Këngëtarja Kelly Clarkson e ka pranuar që ka pasur probleme me peshën në të kaluarën, por duket se tani është në rrugë të mirë që t’i luftojë kilet e tepërta.
Ajo ka zbuluar së fundi që i ka humbur 16 kilogramë pasi që e ka lexuar librin “The Plant Paradox” të Steven Gaundry-t.
Këtë, amerikania e bëri të ditur në një intervistë për Today Show në Rockfeller Plaza të qytetit të Nu Jorkut.
“Funksionoi për mrekulli te unë”, i tha ajo moderatores Hoda Kotb.