Emily ‘tradhtohet’ nga burri, Sebastian fotografohet në përqafim të aktores së njohur

Bota e Yjeve

Emily ‘tradhtohet’ nga burri, Sebastian fotografohet në përqafim të aktores së njohur

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:38
Sebastian Bear-McClard u fotografua mjaft i afërt me modelen dhe aktoren britanike Suki Waterhouse

Ai kurorizojë dashurinë me modelen e njohur Emily Ratajkowski në muajin shkurt vetëm pas disa javësh lidhje.

Por Sebastian Bear-McClard u fotografua mjaft i afërt me modelen dhe aktoren britanike Suki Waterhouse këtë të martë në qytetin e Nju Jorkut.

E sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, Sebastian u pa edhe në mungesë të unazës së martesës.

Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri tjetrit derisa po dilnin nga një palestër ku kishin ushtruar së bashku.

Ndërsa, Emily së fundi ju tregoj që i kishte njoftuar vetëm prindërit për martesën e fshehtë me Sebastianin.

Për lajmin e martesës, Emily kishte shokuar fansat ku përmes një postimi në Instagram ajo tregoi për kurorëzimin me Sebastian.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat