Ajo nuk është një prej atyre femrave që turpërohet kur bëhet fjalë për rrezikimin me veshjet e modës.
Edhe të dielën, Rihanna ka dëshmuar se është një guximtare e vërtetë, derisa u shfaq me një veshje provokuese, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
Këngëtarja 30 vjeçare ka pozuar me një veshje të tejdukshme, e cila ia zbuloi fare mirë asetet e bollshme.
Pozat, ylli nga Barbadosi i ndau vet në Instagram për 61.7 milionë ndjekësit e saj.
Kujtojmë që Rihanna është duke marrë pjesë në aktivitetet e festivalit Coachella, që po mbahet në SHBA./BS