Selena Gomez shijon fundjavën pa Justin, njësoj sikur të ishte me të

Bota e Yjeve

Selena Gomez shijon fundjavën pa Justin, njësoj sikur të ishte me të

Më: 17 mars 2018 Në ora: 11:08
Selena Gomez

Dyshimet për ribashkimin e tyre nisën nga një udhëtim me biçikletë.

Por tashmë që janë zgjedhur të bëjnë pak pushim, pasi familja e këngëtares nuk është dakord për rilidhjen e tyre, sërisht biçikleta është ajo që i bashkon. Pak ditë më parë Justin, e ndërta tani Selena kanë zgjedhur që të kalojnë kohën e lirë dukë bërë xhiro. Edhe pse nuk janë bashkë, duket se dyshja e ka shijuar shumë.

Selena është fotografuar pasditen e djeshme në Studio City, Kaliforni, e buzëqeshur krah mikeshës së saj. E veshur shumë thjeshtë me një palë xhinse, T-shirt dhe altele të bardha, këngëtarja dukej shumë mirë.

Justin dhe Selena zgjidhën që të bënin një “pushim” në lidhjen e tyre, pasi familja e 25-vjeçaresh nuk ishte dakord për ribashkimin e tyre. Madje është përfolur se ajo nuk flet më familjarët e tyre, dyshime të cilat u shtuan kur zbuluam se Selena nuk e ndjek më në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat