E largojnë nga puna, ishte tepër seksi

Bota e Yjeve

E largojnë nga puna, ishte tepër seksi

Më: 28 janar 2018 Në ora: 22:27
Emma Hulse

Njëzetekatërvjeçarja Emma Hulse punonte në një nga shtëpitë e produksionit televiziv në Londër, por shumë shpejt ajo u shkarkua nga detyra.

Atë ditë Emma doli në punë në ora 9.30, kur i erdhi njoftimi se nuk ishte më pjesë e firmës.

Menaxheri i tha Emma se duhet të merret me modelim.

"Nëse je modele, pse nuk shohim reklamat tuaja nëpër rrugë”, ka thënë ai.

Emma ka thënë për mediat britanike se ishte shumë e dëshpëruar.

“Ndoshta kompania punëson vetëm njerëzit që duken të zakonshëm, ndoshta unë isha pengesë”, tha ajo.

Emma në punë vishte këmishë dhe pantallona, por sipas saj kompania përzgjedh një lloj të caktuar punonjësish.

"Nëse nuk dukesh ashtu siç ata vlerësojnë, atëherë nuk do të donë bashkëpunim”, thotë ajo.

Emma tha se menaxheri i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe e kishte ftuar për pije pas punës.

Pronari i kompanisë Adam Lukcel pohon se akuzat për diskriminim i konsiderojnë shumë serioze dhe nëse është ashtu, atëherë bëhet fjalë për shkelje të të drejtave dhe etikës së kompanisë.

“Emma u shkarkua para disa javësh, pas afatit provues. Nëse ndihet e lënduar për shkak të sjelljes së personelit të kompanisë, kërkoj thellësisht falje”, porosit ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat