Engjëjt hapin dhuratat para kohe!

Bota e Yjeve

Engjëjt hapin dhuratat para kohe!

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:49
Engjëjt e 'Victoria's Secret'

Lily Aldridge, Elsa Hosk dhe Taylor Hill kanë kënaqur fansat duke sjellë më herët Krishtlindjet dhe dhuratat e festave përmes fushatës 2016 të “Victoria’s Secret”.

Modelet shkëlqejnë teksa shihen rreth pemës së Krishtlindjes duke veshur geta, recipeta dhe rroba gjumi për reklamën më të fundit të të brendshme të famshme.

Të tria modelet duken të mrekullueshme në këtë fushatë, duke sjellë më shpejtë atmosferën e festave për të gjithë fansat e tyre.

Lily, Elsa dhe Taylor janë 3 nga modelet që do të marrin pjesë në sfilatën e Parisit në promovimin e linjës më të re të kësaj firme në 5 dhjetor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat