Ka forma vrastare, por Amy është penduar për operacionet plastike

Bota e Yjeve

Ka forma vrastare, por Amy është penduar për operacionet plastike

Nga: G.B Më: 18 tetor 2016 Në ora: 17:04
Amy Childs

Për herë të parë ajo ka bërë një operacion plastike në moshën 18 vjeçare, duke e bërë gjoksin, të cilin më vonë e mbushi me botoks.

Por, tani Amy Childs ka zbuluar se i vjen keq dhe është penduar për të gjitha procedurat kirurgjike që ka kaluar, pasi ato i kanë lënë vetëm dhimbje, përcjell Bota Sot.

Duke folur për revistën Closer, ylli 26 vjeçar rrëfeu: “Nuk mendoj se do të bëj më ndonjë kirurgji plastike, për shkak se operacionet më kanë lënë me shumë probleme”.

Ajo tregoi se implantet që i ka bërë i shkaktojnë çdo ditë dhimbje./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat