“Nuk do e ekspozoj më pasurinë, gjërat materiale s’kanë vlerë”

Bota e Yjeve

“Nuk do e ekspozoj më pasurinë, gjërat materiale s’kanë vlerë”

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 14:11
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka deklaruar se nuk do e ekspozojë më pasurinë e saj në rrjetet sociale, pasi u grabit nga persona të armatosur në një apartament në Paris.

35-vjeçarja dorëzoi nën tytën e armës, unazën e saj 20-karatëshe me vlerë 4.5 milionë dollarë, bashkë me një kuti bizhuterish me vlerë 6.7 milionë dollarë.

Pesë persona të armatosur u futën në apartamentin e saj në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Atë mbrëmje, Kim Kardashian kishte ekspozuar në rrjetet sociale unazën, që e ka marrë dhuratë nga i shoqi, Kanye West.

Pas kësaj, kritikët thanë se ajo e ka fajin vetë që ekspozon pasurinë në rrjetet sociale.

Duket se vetë 35-vjeçarja është dakord me kritikët e saj.

Ajo ka vendosur të mos e ekspozojë pasurinë e saj në mediat sociale.

Jo vetëm kaq, por pas asaj eksperience të frikshme, kur iu vendos arma te koka dhe pati frikë se do e përdhunonin, Kim ka ndryshur mendim edhe për pasurinë.

“Gjërat materiale nuk kanë rëndësi. Nuk është gjithçka paraja. Është pa vlerë,” ka thënë ajo.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitëse, teksa teoritë në rrjet janë nga më të ndryshmet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat