Divorci i shumëfolur, vjen “hakmarrja” e Bes Kallakut ndaj Xhensila Myrtazajt

Bota e Yjeve

Divorci i shumëfolur, vjen “hakmarrja” e Bes Kallakut ndaj Xhensila Myrtazajt

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 10:22
Bes Kallaku

"Alfa dhe Omega e ditës time!!!"

Kjo është fotoja dhe thënia e fundit e publikuar nga Bes Kallaku, në profilin e tij, Instagram.

Aktori i njohur i humorit shfaqet me dy fëmijët, por pa Xhensilën.  

Image
Fotoja e postuar nga Bes Kallaku

Divorci i mundshëm i Bes Kallakut me këngëtaren Xhensila Myrtezaj ka qenë kryefjalë e mediave rozë në ditët e fundit të janarit.

Pasi Xhensila e hoqi nga Instagrami madje i ka fshirë edhe fotot, duket se të njëjtën gjë, në shenjë hakmarrje ka bërë edhe Besi.

Xhensila nuk shfaqej në asnjë prej fotove të tij, prej gati një viti.

Image
Bes Kallaku, vajza dhe Xhensila Myrtezaj

Një foto e shumë mujave më parë me vajzën e tyre, është e fundit ku Besi dhe Xhensila shihen bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat