Rihanna dhe ASAP Rocky shfaqen së bashku me djemtë e tyre RZA dhe Riot Rose në New York

Bota e Yjeve

Rihanna dhe ASAP Rocky shfaqen së bashku me djemtë e tyre RZA dhe Riot Rose në New York

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:47
Rihanna

Rihanna dhe ASAP Rocky u panë me djemtë e tyre, RZA dhe Riot Rose, në New York të enjten në mbrëmje në fotot e marra ekskluzivisht nga DailyMail.

Bukuroshja 35-vjeçare dhe reperi 35-vjeçar morën me vete fëmijët e tyre teksa dolën nga një pallat pas festimit të Ditës së Falenderimeve.

Themeluesja e “Fenty’, partneri i së cilës aktualisht po përballet me akuza penale, kishte veshur një pallto ngjyrë kafe të errët sipër një xhup të zi me kapuç, i shoqëruar me pantallona të ngjashme.

Rihanna, e lindur si Robyn Rihanna Fenty, gjithashtu veshi një palë këpucë me shkëlqim dhe syze dielli të zeza.

Flokët e saj të bukur brune të çelura i ranë mbi supe teksa kalonte kohë me familjen e saj.

ASAP Rocky u duk thjesht me një xhup të zi dhe pantallona të ngjashme ndërsa ai e nxirrte fëmijët e tij nga ndërtesa.

Reperi, i lindur me emrin Rakim Athelaston Mayers, i shtoi pak shkëlqim pamjes së tij me një palë atlete Nike me ngjyra të dyfishta.

Rihanna dhe partneri i saj fillimisht u takuan në fillim të viteve 2010, dhe ai shërbeu si akt hapës në turneun e saj Botëror Diamonds, i cili u zhvillua në 2013.

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat