Rihanna merr vemendje në garën e Formula 1

Bota e Yjeve

Rihanna merr vemendje në garën e Formula 1

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 06:56
Rihanna

Fundjavën e kaluar u realizua ndarja e ccmimeve nga gara e madhe e Formula 1 në Las Vegas. Fitues, pas një përballjeje dinamike, doli Max Verstappen nga Holanda.

Në mesin e audiencës që ndoqi garën e makinave ishin Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky. Çifti i zgjedh me shumë kujdes daljet e tyre, ndërsa duket se janë të fokusuar në rritjen e dy djemve, RZA 18 muajsh dhe Riot Rose të porsalindur.

Ylli i popit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me kombinimin e saj tërësisht të zi, i cili përbëhej nga pantallona, një xhaketë Balenciaga e madhe dhe syze dielli futuriste. Menjëherë pas garës, reperi foli para gazetarëve për partneritetin e tij të ri me Puma dhe F1.

Image
Rihanna

Pyetjet, natyrisht, nuk u fokusuan vetëm tek profesionisi i tij dhe ndaj i pyetur se kë e konsideron krijimtarinë më të mirë që ka bërë në bashkëpunim me Rihanna-n, ai iu përgjigj fëmijët.

“Mendoj se ne punojmë shumë mirë së bashku për të pasur fëmijë. Ky është krijimi ynë më i mirë deri më tani”.

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat