Ndonëse me vonesë, Rita Ora maskohet si Fiona e Shrekut për Halloween

Bota e Yjeve

Ndonëse me vonesë, Rita Ora maskohet si Fiona e Shrekut për Halloween

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:02
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, duket se ka vendosur që me vonesë të festojë Halloweenit.

Kjo pasi tetë ditë pasi ka përfunduar festa, 32-vjeçarja ka publikuar një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, duke treguar shndërrimin e saj për natën e shtrigave.

Ajo ka vendosur që për këtë festë të maskohet si Fiona e famshme e Shrekut, gjersa burri i saj, regjisori Taika Waititi, është maskuar si vet Shreku.

Image
Rita Ora

“Energjia e Halloweenit nuk është zbehur dhe ajo duket mirë në të gjelbër! Faleminderit AirBnb dhe Brian Chesky për këtë udhëtim të paharrueshëm në moçal”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive.

Rita përndryshe aktualisht është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “You and I”, të cilin e nxori në shitje këtë vit.

Image
Rita Ora

Ajo gjithashtu ka realizuar së fundmi një partneritet me shtëpinë e famshme të modës, “Primark”, me të cilën ka sjell një koleksion të veçantë vjeshtë/dimër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat