Almeda Abazi dhe Tolgahan vazhdojnë t’i shijojnë pushimet në bregdetin shqiptar

Bota e Yjeve

Almeda Abazi dhe Tolgahan vazhdojnë t’i shijojnë pushimet në bregdetin shqiptar

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:16
Almeda Abazi dhe Tolgahan

Çifti i njohur i aktorëve, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, janë duke shijuar së fundmi disa të të mira pushimi.

Ata kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë, për të kaluar disa ditë jo produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Çifti e kanë dokumentuar vazhdimisht udhëtimin e tyre veror me ndjekësit në rrjetet sociale.

Image
Almeda Abazi

Së fundmi, ka qenë aktori turk, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shihet bashkë me dy fëmijët ndërsa kënaqen së bashku në Dhërmi.

Kjo nuk është hera e parë që çifti i njohur i kinematografisë turke zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime, pasi kanë qenë atje edhe më parë.

Image
Tolgahan

Almeda dhe Tolgahan janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, ku përmes imazheve të fundit, kanë sugjeruar shumë fansa të tyre që të vijnë dhe të vizitojnë Shqipërinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat