Tifozja joshëse e Kroacisë, Ivana Knoll merr vëmendje edhe në Kampionatin Botëror të Ragbit

Bota e Yjeve

Tifozja joshëse e Kroacisë, Ivana Knoll merr vëmendje edhe në Kampionatin Botëror të Ragbit

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:22
Ivana Knoll

Ivana Knoll mori gjithë vëmendjen në Kupën e Botës në Katar dimrin e kaluar. Dhe ajo mund të bëjë të njëjtën gjë në Kupën e Botës të Ragbit të kësaj vere.

Tifozja joshëse kroate e ndoqi ekipin e saj deri në gjysmëfinale në Katar. Ajo kishte veshur kostume të ndryshme me flamurin e Kroacisë në çdo ndeshje, duke shkaktuar bujë teksa e bënte këtë.

Kjo bëri që Ivana të fitonte një bazë të madhe fansash. Megjithatë, me Kroacinë që nuk është pjesëmarrëse në Kupën e Botës së Ragbit 2023, asaj i është dashur të zgjedhë një ekip tjetër.

Image
Ivana Knoll

Dhe në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, u duk se ajo është duke bërë tifo për Francën.

30-vjeçarja ka pozuar me bikini me flamurin franceze pranë një pishinë.

Image
Ivana Knoll

E veshur me flamurin trengjyrësh franceze, dukej sikur ajo mund të kishte zgjedhur ekipin e saj për Kupën e Botës në Ragbi.

“Do ta kemi gjithmonë Parisin”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve.

Nëse Ivana tani është një fanse e ragbit në Francë, ajo do të ketë qenë e kënaqur të premten në mbrëmje. Nikoqirët nisën mbarë, duke mundur Zelandën e Re 27-13 .

Ivana, megjithatë, nuk ishte e pranishme në lojë, pasi ishte me pushime në Ibiza këtë fundjavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat