Rita Ora vazhdon të tregojë linjat trupore

Bota e Yjeve

Rita Ora vazhdon të tregojë linjat trupore

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:08
Rita Ora

Rita Ora dukej po aq e bujshme si kurrë më parë teksa shijoi një ditë me diell me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, në Ibiza të hënën.

Këngëtarja 32 vjeçe, tregoi figurën e saj të pabesueshme trupore me bikini të zeza teksa iu bashkua bashkëshortit të saj regjisor, 48 vjeç, dhe shokëve të tyre në një udhëtim me varkë gjatë udhëtimit të tyre.

Ajo kishte veshur mbi bikinit e saj një fund të bardhë të thurur, gjersa kishte vendosur për aksesorë një sërë gjerdanësh me rruaza të zeza, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Ndërkohë, Taika kishte veshur një jelek të bardhë me vija dhe pantallona të shkurtra ngjyrë krem, ndërsa gjërat e nevojshme i kishte futur në një çantë sportive të markës “Adidas”.

Çifti kanë shijuar një pushim në Ibiza ditët e fundit pasi festuan bashkarisht ditëlindjen e 48-të të Taikas në ishull në një festë me një mori miqsh.

Image
Rita Ora

Dyshja e shënuan rastin fundjavën e kaluar duke ngrënë në afresk dhe duke kërcyer gjithë natën me miqtë e tyre të famshëm ndërsa Diplo shërbeu si DJ për festën luksoze.

Njerëz të famshëm si Ashley Roberts, këngëtarja Jess Glynne, Jodie Turner-Smith dhe Chloe Sims ishin në mesin e listës së të ftuarve.

Image
Rita Ora me bashkeshortin

Ka qenë një verë kryesisht e ngjeshur për Ritën, e cila gjatë muajit korrik publikoi edhe albumin e saj të tretë, “You and I”.

Ndërkohë, në muajin gusht bota u njoh me fotografitë e dasmës së saj sekrete me Taika Waititin, e cila ndodhi më 4 gusht të vitit 2022.

Rita e pranoi tek në janar të këtij viti gjatë një interviste se ishte zyrtarisht e martuar, teksa u desh plot një vit i plotë që fotografitë e dasmës së saj të shpërndaheshin nga “Zogue Weddings”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat