Rita Ora duket elegante dhe e zjarrtë në krahët e bashkëshortit gjatë një ndeje private në Ibiza

Bota e Yjeve

Rita Ora duket elegante dhe e zjarrtë në krahët e bashkëshortit gjatë një ndeje private në Ibiza

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:33
Rita Ora

Rita Ora dukej sensacionale në ngjyrë argjendi teksa veshi një fustan gjysmë të tejdukshëm për një festë luksoze në Ibiza.

Ylli i këngës “Let You Love Me”, 32 vjeçe, nxori në pah elegancën e saj në fustanin pa mëngë, i cili ngjitej fort pas figurës së saj të tonifikuar të trupit.

Fustani i Ritës paraqiste një të çarë te kofsha dhe ajo i shtoi pamjes një palë taka të zeza dhe byzylykë për të kompletuar pamjen, shkruan The Sun.

Image
Rita Ora

Ylli i muzikës pop i stiloi flokët e saj bionde në valë të lirshme dhe zgjodhi një buzëkuq portokalli.

Rita u nis me bashkëshortin e saj dhe redaktorin e “Vogue”, Edward Enninful, yllin e “Pussycat Dolls”, Ashley Roberts dhe këngëtaren Jess Glynne për një festë private në jug të ishullit.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat