Pa përgjegjësi dhe detyrime politike, ish-kryeministrja e Finlandës po kalon “verën e jetës së saj”!

Bota e Yjeve

Pa përgjegjësi dhe detyrime politike, ish-kryeministrja e Finlandës po kalon “verën e jetës së saj”!

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:33
Sanna Marin

“Do të doja të kisha një jetë më të qetë”, tha Sanna Marin kur dha dorëheqjen si kryeministre e Finlandës disa muaj më parë.

Tani jeta e saj larg politikës dhe si beqare, pasi u divorcua nga bashkëshorti, përfshin udhëtime e festa.

Në postimet në rrjetet sociale, 37-vjeçarja shihet duke u argëtuar me miqtë e saj në Festivalin Floë, një festival muzikor treditor në Helsinki.

Image
Sanna Marin

Liderja më e re në histori ka shpërndarë imazhe ku shijon jetën pa përgjegjësi dhe detyrime politike.

Për çdo ditë të festivalit, Marin zgjodhi një stil të ndryshëm veshjeje. Ajo debutoi me një fustan të zi të guximshëm të tejdukshëm, siç shihet në fotot që ka shpërndarë në Instagram.

Image
Sanna Marin

Asaj i’u bashkua në pushime edhe deputetja Naseema Razmiar. Ish-kryeministrja shihet e veshur me një bluzë rozë të kombinuar me një minifund të zi dhe taka të zeza.

Ajo postoi gjithashtu video mes turmës teksa dëgjon muzikë live, të cilët me sa duket nuk e kuptuan se ish-udhëheqësja e tyre po kërcente në mesin e tyre.

Image
Sanna Marin dhe Naseema Razmiar.

“Këtë verë bëra pushime për herë të parë pas pak kohësh”, shkroi Marin në Instagram.

Marin zyrtarisht dha dorëheqjen si kryeministër i Finlandës tre javë më parë.

Edhe pse ishte ministre në detyrë, ajo dhe partia e saj dolën të tretët në zgjedhje.

Ajo ishte kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën në vitin 2019 dhe është përballur me kritika për shpenzimet e mëdha të qeverisë së saj.

Marin u vu nën një vëzhgim intensiv kur videot e saj duke kërcyer me një këngëtar u bënë virale vitin e kaluar.

Ish-kryeministrja iu nënshtrua një testi droge pas kritikave, të cilin e kaloi.

“Edhe unë jam njeri”, tha Marin në një fjalim në atë kohë, duke mbrojtur të drejtën e saj për një jetë private. “Unë po bëj punën time. Unë mësoj prej saj… Dua të besoj se njerëzit shikojnë punën që bëjmë ne, jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë”.

Tashmë, 37-vjeçarja shijon jetën që donte pa kritika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat