Vallëzim tërheqës, poza atraktive e fotografi me tifozët – modelja kroate mori gjithë vëmendjen në finalen e Ligës së Kombeve

Bota e Yjeve

Vallëzim tërheqës, poza atraktive e fotografi me tifozët – modelja kroate mori gjithë vëmendjen në finalen e Ligës së Kombeve

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 07:55
Ivana Knoll

Bukuroshja kroate, Ivana Knoll, nuk ka mundur të mungojë në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në Roterdam ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Tifozerja e popullarizuar e futbollit është gjithmonë pjesë e faqeve rozë sa here që luan përfaqësuesja e saj, por edhe kurdoherë që ka ngjarje të rëndësishme sportive.

E veshur me minifund, çizme dhe pjesën e sipërme të kombinuar me simbolet kroate, ajo është kujdesuar për një sërë pozash atraktive.

Image
Ivana Knoll

Për më shumë, Ivana e ka publikuar edhe një video, në të cilën paraqitet duke bërë një vallëzim nën ritmet e hitit të madh në gjuhën spanjolle, “La Bamba”.

Nuk kanë munguar edhe imazhet në InstaStory, ku shihen fansa të shumtë teksa bëjnë fotografi me bukuroshen. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat