Fjolla Morina iu rikthehet pozave provokuese në rrjetet sociale

Bota e Yjeve

Fjolla Morina iu rikthehet pozave provokuese në rrjetet sociale

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:08
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, prej kohësh ishte distancuar nga rrjetet sociale dhe skena muzikore.

Ajo bëri të ditur pak kohë më parë se llogaria e saj në Instagram ishte hakuar, gjë që e kishte mbajtur larg atë prej fansave të saj.

Mirëpo së fundmi, Morina i është rikthyer rrjeteve sociale duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Image
Fjolla Morina

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Fb” ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqej mjaft provokuese.

Ajo ka pozuar e veshur me një nga fustanet e dyqanit të saj, duke vënë mes të tjerash në pah gjoksin e saj përmes dekoltesë së hapur.

Image
Fjolla Morina

Fjolla përndryshe prej kohësh kishte paralajmëruar se do të sillte një projekt të ri muzikor për fansat e saj, megjithatë duket se ende nuk është gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat