Katie Price merr vëmendje me paraqitjen në sytjena pas ndërhyrjeve në gjoks

Bota e Yjeve

Katie Price merr vëmendje me paraqitjen në sytjena pas ndërhyrjeve në gjoks

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:20
Katie Price

Katie Price mori vëmendje me paraqitjen e fundit pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme që bëri në gjoks.

Ylli 44-vjeçar, që së fundmi bëri një operacion për të rritur gjoksin, ndodhet këto ditë për pushime në Tajlandë.

Ajo u fotografua së bashku me të fejuarin e saj, Carl Woods, i cili gjithashtu festoi ditëlindjen e 34-të në këtë udhëtim.

Image
Katie Price

Është hera e parë që çifti fotografohen së bashku që kur u njoftua ndarja e tyre në nëntor, shkruan TheSun.

Modelja e famshme është me pushime në Tajlandë, Azinë Juglindore, me fëmijët e saj më të vegjël dhe Carl.

Image
Katie Price, Carl dhe djali i saj

Katie thuhet se shpenzoi afro 12 mijë euro për pushimet me Jett, nëntë vjeç dhe Bunny, tetë vjeç, që i ndan me ish-partnerin Kieran Hayler.

Dy fëmijët e saj me Peter Andre, Princess, 15 vjeçe dhe Junior, 17 vjeç, janë larg me babain e tyre në Dubai.

Image
Katie Price

Ajo dhe familja do të kthehen në Britaninë e Madhe në kohën kur rifillon shkolla dhe për transmetimin e shfaqjes së saj të re televizive.

Seria e dytë e “My Mucky Mansion” do të kthehet në Channel 4 të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat