Trotuar apo pistë e modës, bluza e modeles së Victoria’s Secret mezi ia mbuloi gjoksin

Bota e Yjeve

Trotuar apo pistë e modës, bluza e modeles së Victoria’s Secret mezi ia mbuloi gjoksin

Nga: Bota sot Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:17
Modelja e Victoria’s Secret, Joy Corrigan

Modelja e Victoria’s Secret, Joy Corrigan, ka tërhequr vëmendjen me dukjen e fundit të veçantë.

Bukuroshja shfaqi figurën e saj të lakmueshme gjersa shkonte për darkë në Catch Steak në Los Angeles të enjten.

28 vjeçarja kishte veshur një bluzë të shkurtër, me detaje interesante bardhë e zi, ndërsa ana e majtë e gjoksit menzi mbulohej.

Image
Modelja e Victoria’s Secret, Joy Corrigan

Modelja bluzen e shoqëronte me një xhaketë të zezë sipër, një palë pantollona të kaltër dhe çizme të zeza kauboj në këmbë.

Bukuroshja kishte vendosur një grim të lehtë në fytyrë, gjersa tërheqte vëmendjen e fansave duke ecur në trotuar thuajse është në pistë të modës.

E famshme për fotot e saj me bikini, bukuroshja festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 28-të në Meksikë në një resort luksoz buzë plazhit.

Image
Modelja e Victoria’s Secret, Joy Corrigan

Joy bashkëthemeloi markën e veshjeve Naked Species së bashku me motrën e saj Gina në 2019.

Naked Species u krijua si një markë veshjesh e ndërgjegjshme, në stilin e rrugës, që ndërthur pasionet e tyre për një qëllim të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat