Rihanna flet si asnjëherë për mëmësinë dhe dëshirën dhe planet t’ju rikthyer muzikës

Bota e Yjeve

Rihanna flet si asnjëherë për mëmësinë dhe dëshirën dhe planet t’ju rikthyer muzikës

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:49
Rihanna

Rihanna ka pozuar për kopertinën e muajt mars të revistës presitgjoze ‘British Vogue’ me partnerin saj A$AP Rocky dhe djalin e tyre, emri i të cilit ende nuk është zbuluar për publikun.

Në intervistën e quajtur “Rihanna Reborn” (rilindja e Rihannës), këngëtarja flet për mëmësinë, datën e publikimit të albumit të saj të ri dhe performancën e paharrueshme në Super Bowl Halftime”.

Kur do të publikohet albumi i ri i Rihanna-s?

Albumi i fundit i artistes,  ‘Anti’ i cili u publikua në vitin 2016, zbuloi se muzika është sërish një prioritet në jetën e saj. Ajo gjithashtu siguroi se albumi i saj i ri duhet të dalë në 2023: “Unë dua që të jetë këtë vit. Si, sinqerisht, do të ishte qesharake nëse nuk do të ishte këtë vit. Por unë dua vetëm të argëtohem. Unë thjesht dua të bëj muzikë dhe të bëj video.”

Para performancës së saj në Super Bowl në State Farm Stadium , Rihanna tha se albumi i saj i nëntë në studio do të jetë ndryshe nga çdo gjë që ajo ka bërë më parë: “Ndihem e hapur për të eksploruar, zbuluar, krijuar, gjëra që janë të reja, gjëra që janë të ndryshme, gjëra që janë të çuditshme, mund të mos kenë kurrë kuptim për fansat e mi, e dini”.

Image
Rihanna me djalin e saj

Teksa foli për mëmësinë Riri u shpreh: “Ti vërtet nuk e kujton jetën më jetën që ke bërë më parë “

Ylli i hitit “Diamonds” foli për nëntë muajt e parë të mëmësisë dhe shtatzëninë e dytë. “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur që më ka ndodhur ndonjëherë.”

“Dëshirat, gjërat që të pëlqejnë, gjithçka, thjesht nuk identifikohesh me të, sepse as mendërisht nuk ia lejon vetes të arrish kaq larg sepse…sepse nuk ka rëndësi”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me djalin e saj, këngëtarja u shpreh se vogëlushi do më shumë Asap-in.

Image
Rihanna me familjen e saj

“Unë jam ajo vajza që përpiqet të hyjë në klubin e djemve, duke pritur radhën time. Ai është i fiksuar pas babait të tij. Dhe unë them: ‘A nuk të linda unë? Çfarë po ndodh?'”

34 vjeçarja, e quajti lidhjen midis Rocky dhe djalit të tyre të vogël “të pamohueshme”.

Rihanna flet për Super Bowl LVII dhe pse e refuzoi atë në 2019

Rihanna kishte refuzuar të performonte në Super Bowl në 2019, por çfarë ndryshoi? Ajo e kishte bërë këtë në solidaritet me ish-49s QB Colin Kaepernick .

“Ka ende shumë për të bërë”– tha Rihana për British Vogue, “Por është e fuqishme t’i thyesh ato dyer dhe të kesh përfaqësim në një nivel kaq të lartë dhe një nivel të qëndrueshëm”.

Më tej aji shtoi se është krenare që muzika Hip Hop ishte fokusi për dy vite radhazi në Super Bowl, me Dr. Dre, 50 Cent dhe më shumë që performuan në 2022 për SB LVI në Los Angeles .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat