Tifozja më e përfolur e Kupës së Botës, Ivana Knoll sërish në qendër të vëmendjes me pozat atraktive para pasqyrës

Bota e Yjeve

Tifozja më e përfolur e Kupës së Botës, Ivana Knoll sërish në qendër të vëmendjes me pozat atraktive para pasqyrës

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:36
Ivana Knoll

Tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës, Ivana Knoll, ka rimarrë pulsin duke shfaqur kthesat e saj të pabesueshme me një veshje të zezë të ngushtë.

Ish-Miss Kroacia ra në sy të fansave anembanë globit në Katar kur po ndiqte kombin e saj dhe bënte tifo nga tribunat në secilën ndeshje të tyre.

Që atëherë, Ivana ka fituar më shumë se 3.5 milionë ndjekës në aplikacionin e mediave sociale.

Kroacia performoi mirë në turne, duke arritur në gjysmëfinale, dhe bomba 26-vjeçare i argëtoi tifozët jashtë fushës me disa pastime provokuese.

Ajo është parë shpesh e veshur me fustane me kuadrate bardh e kuq teksa përkrahte skuadrën në tribuna.

Dhe ajo ka çmendur edhe një herë fansat me postimin e saj të fundit në llogarinë e Instagramit.

Image
Ivana Knoll

Ajo pozoi me një kostum të shkurtër me ngjyrë të zezë që ia vinte në pah linjat e mrekullueshme të trupit.

Në imazhet para pasqyrës, Ivana arriti që edhe një herë tjetër të merrte vëmendjen e fansave të saj të shumtë.

Knoll e cila aktualisht po qëndron në Amerikë është pare së fundmi edhe në shoqëri të emrave të famshëm si aktorit Jamie Fox dhe reperit Drake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat