Dua Lipa shijon në maksimum pushimet së bashku me miqtë e saj në Ibiza

Bota e Yjeve

Dua Lipa shijon në maksimum pushimet së bashku me miqtë e saj në Ibiza

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 19:35
Dua Lipa

Dua Lipa, po vazhdon festimet e ditëlindjes teksa ndodhet me pushime me miqtë e saj në Ibiza.

Ajo po shijon në maksimum pushimet teksa shihet mbi një shtylle prej druri që shtrihej nga harku i varkës në momentet para se të hidhej në det.

Dua ishte veshur me një bikini ngjyrë neoni-jeshile me rripa të ndërlikuar me një model mjaft tropikal.

Ndërkohë, afërsisht 20 njerëz dukej ishin së bashku me artisten në varkë.

Në sensionin e fotografive të publikuara në ‘Instagram’, Dua zbuloi për ndjekësit e saj momentet më të bukura përgjatë pushimeve në ishullin spanjoll.

Ndryshe, në Tiranë po mbahet, “Sunny Hill Festival” i organizuar nga Dua Lipa.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat